Ja se çfarë biseduan Adnan Azizi i BESËS me Ramush Haradinajn

“Sot në Strazburg të Francës isha për vizitë te heroi i gjallë i luftës së fundit çlirimtare të kombit shqiptar, gjeneral Ramush Haradinaj. Në këtë vizitë shfrytëzova rastin që t’ia përcjell solidaritetin dhe mbështetjen e shqiptarëve të Maqedonisë, në përgjithësi, dhe shqiptarëve me Besë në veçanti. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht dallimeve, e njohin dhe e respektojnë sakrificën sublime të familjes Haradinaj në krye me Gjeneralin.
Gjeneral Haradinaj, ashtu si çdoherë, krenar dhe i palëkundur në betejën e tij, i sigurt dhe i bindur në pafajësinë dhe të drejtën e tij, në asnjë moment nuk kishte dyshimin me të vogël se drejtësia është ajo që do të fitojë në fund dhe se në fund të këtij muaji do të kthehet në kullën e familjes së tij në Gllogjan.
Pas këtij takimi, ndoshta të shkurtër, por shumë vëllazëror dhe emocionues, u ndamë me shpresën se takimet e radhës individuale, shoqërore dhe partiake do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen, menjëherë pas kthimit të Gjeneralit në Kosovë”, ka shkruar anetari i kryesise se Levizjes BESA, Adnan Azizi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme