Ja se çfarë i thanë diplomatit Kristijan Helbah, Ahmeti, Kasami dhe Sela

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmetit tha se Gjermania qëndron pas gjithë atyre forcave që janë të angazhuar që ky vend të reformohet, që ky vend të mos ketë përplasje, por të ketë transferim paqësor të institucioneve. Gjermania është e interesuar që të ketë stabilitet.

“Jemi duke biseduar me të gjitha partitë politike relevante që nuk ka nevojë as për zhurmë as për përplasje që të vazhdojë punën normalisht parlamenti i Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Ali Ahmet pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah ka thënë se me diplomatin kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm.

Ai tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin e shtetit të Gjermanisë dhe përkrahjen që Maqedonia të del nga kjo krizë, në të cilën krizë sipas Kasamit, vendin e kanë futur politikanët e papërgjegjshëm.

“Jam optimist që politikanët do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se veprimet e tyre janë të rëndësishme dhe përcaktuese, determinuese për fatin e çdo qytetari këtu në Maqedoni dhe në këtë drejtim edhe veprimet serioze dhe veprime që para interesit personal do ta vendojnë interesin e qytetarëve”, ka thënë gjatë takimit Kasami.

Kryetari në dorëheqje i LR-PDSH Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral Arben Taravari në takimin me të dërguarin special gjerman Kristian Helbah i cili sot gjendet në Shkup, e kanë informuar atë për  situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe mundësinë e tejkalimit të këtij momenti politik si dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë Reformiste.

Ai tha se partitë politike shqiptare janë të vendosura dhe se nuk heqin dorë nga Platforma e përbashkët. Sipas tij, presidenti Ivanov me mosdhënien e mandatit vetëm se thellon edhe më tepër krizën politike.

Temë diskutimi ishte edhe platforma e subjekteve politike shqiptare, si element i rëndësishëm edhe për perspektiven integruese të Maqedonisë e cila pritet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar që do të reflektonte edhe kërkesat reale te votuesve shqiptar që votuan subjektet e tyre politike./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme