Ja se çfarë shkollimi ka Hashim Thaçi dhe se sa i pasur është ai

Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) është Presidenti i Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.

Hashim Thaçi ka lindur në fshatin Burojë, Skenderaj, Ai ka studiuar filozofi dhe histori në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1993, ai jetonte në Zvicër, ku u bashkua me grupin e emigrantëve politikë shqiptarë. Ai regjistroi për studime pasuniversitare në Universitetin e Zyrihut në departamentet e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe më vonë u largua.

Sipas raportit të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në regjistrin e deklarimit të pasurisë, nga data e emërimit 26.02.2016 në datën e dorëzimit, 31.03.2017 ka deklaruar:

Në përshkrimin e hollësishëm të pasurisë së paluajtshme, Presidenti ka deklaruar, një tokë bujqësore (7 hektarë) si trashëgimi nga familja në vlerë 180,000.00; dhe një shtëpi me sipërfaqe (250m2) si trashëgimi nga familja, me vlerë 80,000.00 euro. Në përshkrimin e hollësishëm për paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, Thaçi deklaroi se ka 306,373.39, duke përfshirë edhe paratë nga shitja e shtëpisë.
Të hyrat vjetore të Presidentit, figurojnë se nga paga e Presidentit dhe mëditjet arrin në 40 mijë e 738.86, derisa të hyrat vjetore të bashkëshortes së Presidentit, arrijnë në 18,000.00./Sakte.net

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme