Shokë dhe bashkëaktvistë të Astrit Deharit, i cili vdiq në burg në rrethana të dyshimta kanë në prag të vitit të ri e kanë përkujtuar urimin e fundit që i ndjeri Dehari e kishte shkruar në rrjetin e tij social.
Urimi i tij është shkruar natën e vitit të ri, një vit më parë me këtë përmbajtje: Gëzuar Vitin e Ri 2016 të gjithëve, por posaçërisht skamnorëve që sonte nuk kanë ku të flenë, çka të hanë dhe çka të pinë! Urime Vitin e ri të gjithë të burgosurve dhe të dënuarve politik, rezistenca e të cilëve na bind plotësisht se viti që po vjen do të jetë viti i rrëzimit të Qeverisë!
Një vit më pas, Astriti nuk është më. Ai u nda nga jeta si i burgosur politik. Qeveria Mustafa – Thaçi vazhdon të qeverisë me Kosovën./Sakte.net