Ja si duket vetura që kishte qëndruar 28 vjet në fund të lumit [VIDEO]

E hënë, 31 Tetor 2016 – Sakte.net

Kjo veturë ishte vjedhur para 28 vjetësh, kohë në të cilën mendohet që është fundosur në lum.

Falë projektit “Lumenj të Pastër” në Methuen, Massachusetts, një veturë e zhdukur para 28 vjetësh është nxjerrë nga fundi i lumit Merrimack, transmeton Express. Bëhet fjalë për një veturë Nissan Sentra të vitit 1986.

Çfarë është interesante, përveç veturës, e cila ishte deformuar shumë, është fakti se në këtë lum tashmë janë nxjerrë gjashtë vetura dhe pritet të nxirren edhe 20 të tjera, të cilat janë të fundosura