As në tokë as në hava/ për shqiptarët vend nuk ka”. Kjo këngë gjendet në rubrikën “Kulturë, art dhe traditë”! tek një faqe e shumë vizituar Idividi. “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “O shqiptarë ju thaftë rrënja”, në vargjet e shkruara ngritet edhe kryeministri aktual Nikolla Gruevski, për të cilin thuhet se si luan i futi nën putra “terroristët e UÇK-së”, shkruan INA.
Faqe të ndryshme të internetit në gjuhën maqedonase, forume të ndryshme, himne të klubeve futbollistike dhe këngë patriotike maqedonase vlojnë dhe vërshojnë me porosi, sharje dhe thirrje antishqiptare.
Publiku shqiptarë shumë pak ka pasur rastin të përballet me faktin se çfarë në të vërtetë thuhet dhe shkruhet, por edhe këndohet nga bashkëqytetarët e ndryshëm maqedonas nëpër faqe të internetit, ku shfaqet urrejtja dhe fobia ndaj shqiptarëve. Kjo dukuri dhe këto vese dy viteve të fundit janë bërë trend në mesin e maqedonasve, porsidomos të rinjëve, të cilët preferojnë të përfshihen në debate të tilla, ku në mënyrë brutale ofendohen dhe përdoren sharje të urryera, të ndjekura me fjalor nacionalist dhe fashist kundër shqiptarëve. Këto senzacione janë hulumtuar nga gazeta “24 orë” në Maqedoni e cila ka arritur të mësojë më shumë nga qytetarë maqedonas, të cilët kanë rrëfyer dhe kanë ofruar faktet se çka nuk thuhet për shqiptarët.
“Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “O shqiptarë ju thaftë rrënja”, në vargjet e shkruara ngritet edhe kryeministri aktual Nikolla Gruevski, për të cilin thuhet se siluan i futi nën putra “terroristët e UÇK-së”.
Himni i klubit të futbollit “TETEKS në Tetovë gjithashtu përmban ofendime të rënda kundër shqiptarëve: “As në tokë as në hava/ vend për shqiptarët nuk ka”, “Po të mos ishte NATO / deri tash do t’ju zhduknim-o”!
Këto këngë nuk janë këngë të ndonjë provokuesi të rëndomtë por, këngë të një “komuniteti sportiv” të gjërë i cili gjenë mbështetje në strukturat aktuale qeveritare. Me vetë faktin që nuk përndiqen, që nuk alarmohet kjo situatë, që nuk interventohet nëpër veb faqet maqedonase, nënkupton një përkrahje që vjen nga qarqe të caktuara që synojnë të promovojnë urrejtjen.
Analizë më vetë socio-kulturor janë edhe këngët e një romantizmi naiv të të rinjëve maqedonasë por edhe të estradës maqedonase që tashmë janë shndërruar pothuajse në lutje të përshpirtshme në çdo shtëpi maqedonase. I këndohet “Aleksandrit maqedonas”, por mallkohet edhe data e “Marrëveshjes së Bukureshtit” kur na qenka copëtuar Maqedonia e sotshme; i këndohet “Katilëve grekë” por edhe “Ditës së bashkimit të të gjithë maqedonasëve”. Në këtë kategori këngësh hyjnë edhe “këngët epike” për trimërinë e VMRO-së por edhe të liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, i cili, ndonëse gjendet para situatës së nënshkrimit të paketit për ndërrim të emrit të Maqedonisë si dhe të çdo gjëje maqedonase, trajtohet si figurë e “shpëtimit kombëtar”: “O maqedonas i pastër këndo/ se jam patriot e hero… Kam shumë miq guximtar/ të gjithë vmro-istë dhe një kryeministër atdhetar/ zotëri Nikolla Gruevskin…” – është kënga me titull “Për Maqedoninë” të kënduar nga dy këngëtarë të estradës maqedonase, Vasko dhe Elizabeta. Në forumin e portalit të “Idividi” gjendet edhe kënga me titull “As në tokë as në hava/ për shqiptarët vend nuk ka”, edhe atë nën rubrikën “Kulturë, art dhe traditë”! Aty do të dëgjoni dhe gjeni vargjet e refrentit të kësaj kënge: “ Po na e ndotin Maqedoninë/ As në tokë as në hava/ vend për shqiptarët nuk ka/ O Zot dënoi/ ivraftë reja/ o ju zhduktë rrënja”.
Një nga këngët që mund të nxisë ndonjë konflikt të paparashikueshëm ndëetnik është edhe rap kënga e njëfarë aCe maFia me titull “Vdekje shqiptarëve”. Ja se me çfarë vargjesh na prezantohet ky këngëtar më i adhuruari nga të rinjtë maqedonasë: “O ju maqedonasë/ fleni me pushkë nën kokë/ kjo kërkesë nuk është e kotë./ Vdis shqiptar se je i tepërt/ vdis shqiptar i ndyrë/ mos më detyro të të vras/ jetën me ty nuk dua ta ngas./ Vdis shqiptar se i tepërt je/ vdis shqiptar se i ndytë je/ kurrë nuk do të dua/ kurrë nuk do të më vie keq për ty/ dua të të shfaros ty/ dy metra nën dhe të të varros. Atëherë për Maqedoninë/ një qiri do ta ndez”.
Institucionet qeveritare dhe Ministria e Kulturës duhet urgjentisht të reagojnë kundër këtyre tendencave për krijimin e urrejtjes publike kundër shqiptarëve, për shkak se ky zhanrë i preferuar po merrë përmasa të mëdha në mesin e të rinjve maqedonas./INA