Sapo të hetoni simptomat e para, thërrisni ndihmën, mirëpo para se të arrijë ndokush tek ju, duhet patjetër të veproni kështu.
Të sëmurët nga zemra kanë vështirësi gjatë ditëve të ngrohta të verës. Më së shumti duhet të mbroheni nga ekspozimi në diell në momentet kur ai është më i fortë, si edhe nga ngrënia e tepërt e ushqimit, transmeton Telegrafi.
Nëse i hetoni simptomat e para të sulmit në zemër (shtrëngim në gjoks, dhimbje, presion, humbje e forcës dhe bllokimi i anës së majtë të trupit), duhet patjetër të shkoni me kohë te mjeku dhe kjo mund t’jua shpëtojë jetën.
Mirëpo, nëse gjatë atyre momenteve jeni vetëm në shtëpi, ja çfarë duhet të bëni:
Personi, zemra e të cilëve përjeton parregullësi në punën e saj, fillon që të ndjehet keq dhe ai i ka vetëm 10 sekonda në dispozicion para se të humb vetëdijen. Këta 10 sekonda ai duhet t’i shfrytëzojë në maksimun që të mund t’i ndihmojë vetes, ndërsa zgjidhja ka të bëje më kollitjen. Por, natyrisht, para së gjithave duhet ta thirrni ndihmën e shpejtë.
Kollitja e fuqishme, pa ndërprerje, e thellë dhe e zgjatur e pasuar me frymëmarrje çdo dy sekonda mund të ndihmojë dukshëm para se të arrijë ndihma e shpejtë.
Frymëmarrja e thellë sjell oksigjen në mushkëri, ndërsa kollitja shkakton lëvizje të cilat kryejnë presion në zemër dhe e mirëmbajnë qarkullimin. Presioni në zemër kontribuon në rikthimin e ritmit normal që mund të jetë vendimtar që personi gjallë të arrijë në spital.
Sulmi në zemër ndodh gjatë ndërprerjes së papritur të qarkullimit në gjak në arterien, e cila e ushqen një pjesë të muskulit në zemër. Qelizat nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe fillojnë të vdesin. Kjo ndërprerje në qarkullimin e gjakut, që paraqitet gjatë sulmit në zemër mund ta dëmtojë muskulin e zemrës përgjithmonë.
Sulmi në zemër mund të ndodh në çdo kohë, derisa punoni, pushoni ose derisa lëvizni. Asnjë sulm në zemër nuk është i njëjtë. Shenjat dhe simptomat e para dallohen te secili pacient. Dikush që ka pasur sulm në zemër mund të ketë përsëri, por me simptoma të ndryshme.
Ndonjëherë simptomat e sulmit në zemër nuk mund të njihen lehtë dhe i takojnë ndonjë gjendjeje tjetër si probleme me lukthin, lodhje ose dhimbje në muskujt. /Telegrafi