Personi i dyshuar për vrasjen e 39 njerëzve në një sulm në klubin e natës Reina në Stamboll, në prag të Vitit të Ri ka zgjedhur vendin e sulmit rastësisht, sipas mediave lokale.
Fillimisht Abdulgadir Masharipov tha se i ashtuquajturi Shteti Islamik e kishte urdhëruar që të sulmojë një zonë në sheshin Taksim.
Ai u detyrua të ndryshojë objektivin e tij për shkak të sigurisë në rajon, sipas gazetës Hurriyet. Ai u kap nga policia turke të hënën. Abdulgadir Masharipov tha se udhëzimet për sulmin erdhën nga Raqqa e Sirisë.
“Unë kam ardhur në Taksim në prag të Vitit të Ri, por masat e sigurisë ishin të rrepta. Nuk ishte e mundur për të kryer sulmin,” citohet të ketë thënë ai.
” Jam urdhëruar që të gjej një objektiv të ri në këtë zonë.
Reina dukej i përshtatshëm për sulmin. Nuk dukej se kishte masa të larta të sigurisë ,” shtoi ai.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportin në Hurriyet, e cila nuk ka shpjeguar se si arriti të marrë intervistën e sulmuesit në polici