Sekretari shtetëror në Ministrinë për punë, çështje të luftëtarëve dhe sociale, Aleksandar Jablanovic ka dhënë dorëheqje të parevokueshme në këtë funksion.
Për këtë ka vendosur, siç thotë, pasi që u paraqitën në publik informatat për arrestimin e vëllait të tij Marko Jablanovic, ndërsa në momentin e ndalimit ai ishte në veturën zyrtare të ministrisë për punë.