Gati një vit pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, përfaqësuesit e partive politike të serbëve të Kosovës, kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, në të kundërtën paralajmërojnë se do të kërkojnë komision ndërkombëtar për të kërkuar llogari nga Prishtina dhe Beogradi.Në konferencën “Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje”, në Çagllavicë, përfaqësuesit e SPD, SLS, Partia Demokratike Progresiste dhe Partia e Serbëve të Kosovës shprehën brengën se mos zbardhja e këtij rasti mund të çojë në përsëritjen e rasteve të ngjashme.Ata thanë se humbja e Ivanoviqit, ndikoi edhe në zbehjen e lirisë së fjalës për komunitetin serb në Kosovë, të cilët për këtë e shohin përgjegjëse edhe Listën Serbe.
Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare SDP, Ksenija Bozhoviq, tha se deri më sot nuk e dinë se kush e ka vrarë dhe kush e ka porositur vrasjen e Ivanoviqit.Sa i përket deklaratave të vëllait të Oliver Ivanoviqit, Miroslav Ivanoviqit, i cili kishte thënë se dyshon në hetimet e Beogradit, Bozhoviq tha se ky i fundit nuk dyshon në organet e hetuesisë, por në poligraf.Kryetari i PSK-së, Aleksandar Jabllanoviq tha se vrasjes së Ivanoviqit i kanë paraprirë shumë gjëra.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë, që nuk janë pjesë e Listës Serbe, sipas Jabllanoviqit po ballafaqohen me presione të mëdha të Beogradit. Teksa tha se për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, qytetarët serbë e shohin përgjegjëse Listën Serbe.Deputeti i SLS-së, Sllobodan Petroviq, u shpreh se deri në zbardhjen e kësaj vrasjeje, mund të ketë edhe shënjestra tjera, të cilat mund të përfundojnë ngjashëm sikur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Petroviq ka folur edhe për ndalimet që u janë bërë në Merdare nga BIA serbe, me ç’rast tha se prapa kësaj qëndron dikush që dëshiron të dërgojë mesazh për të frikësuar serbët në Kosovë.Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, tha se vrasja e Ivanoviqit është një humbje e jashtëzakonshme për qytetarët serbë të Kosovës, pasi sipas tij, këta të fundit e kanë humbur të drejtën edhe për t`u shprehur lirshëm.Ajo që duhet bërë tutje, sipas Rashiqit, është përkushtimi në përforcimin e lirisë së fjalës për serbët e Kosovës. E sipas tij, këtu duhet të përqendrohen edhe institucionet, të cilat siç tha ai, deri më tash nuk kanë qenë shumë të interesuara.Ndryshe, më 16 janar bëhet një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviq, ndërsa ende nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj vrasje.Oliver Ivanoviq (1953) ishte një prej politikanëve më aktivë serbë në Kosovë. Ai ka qenë kryetar i Iniciativës Qytetare SDP që vepron në Kosovë.*Përkthimi është bërë nga përkthyesit në Qendrën e Mediave në Çagllavicë. /KosovaPress/Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.