Jaguar XE SV Project 8 thyen rekordin e vet të Nurburgringut

Jaguar XE SV Project 8 ka thyer rekordin e modelit serik Jaguar XE SV Project 8 me katër dyer në pistën e Nurburgringut me kohë prej 7 minuta e 18.36 sekonda. Kjo është 2.9 sekonda më shpejtë se rekordi i Jaguar XE SV Project 8 nga vitit 2017.

Koha e re e shoferit Vincent Radermecker është shumë mbresëlënëse – është më pak për gjashtë sekonda se e Porsche 911 GT3 në këtë pistë të njohur me gjatësi prej 20.6 kilometra, transmeton Koha.net. Kjo është goxha shpejt.

Gjithashtu, ky Jaguar ka bërë xhiron në këtë pistë me goma “Michelin Pilot Sport Cup 2 R”.

Sa i përket motorit, ky XE SV Project 8 ka motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 592 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 8 shpejtësi dhe me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme.

Jaguar XE SV Project 8, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.3 sekonda ndërsa atë maksimale deri 322 km/h.

Për më tepër, shikoni videon 360-shkallëshe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme