Ish-Presidentja Atifete Jahjaga ka reaguar pas kërcimeve që ka marrë kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra, të cilës pranë derës së apartamentit i kanë vizatuar shenjën e kryqit me ngjyrë të kuqe.
Jahjaga i ka quajtur ta patolerueshme dhe përpjekjet për të cenuar fjalën e lirë, duke e sulmuar gazetaren Xharra, janë sjellje të papranuara.
Ky është shkrimi i plotë i ish-Presidentes:
Kërcënimet ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktores së të përditshmes Zëri janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e garantuar, ndërsa përpjekjet për ta sulmuar atë janë të shëmtuara.
Askush nuk mund të gjykohet njëanshmërisht e me qëllim të fyerjes për fjalën e thënë.
Perpjekjet e vazhdueshme per ta linçuar Arbanën dhe gazetarët e tjerë të guximshëm në Kosovë janë forma më e shëmtuar se si grupe të ndryshme provojnë ta kthejnë Kosovën prapa, në një vend ku mbreteron frika dhe jo ku dominon diskutimi si mënyrë për të gjeneruar vlerat mbi të cilat duam ta ndërtojmë Kosovën.”
/Express