Jakup Krasniqi i reagon Surroit: UÇK’ja luftoi kundër Serbisë e jo Ibrahim Rugovës

Ish-Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas akuzave të Veton Surroit se disa ushtarë të UÇK’së ishin armatosur kundër Serbisë aq sa kishin kapur armët edhe kundër Rugovës e LDK’së.

Mirëpo, Jakup Krasniqi thotë se adresa kundër së cilës ka luftuar UÇK’ja ishte Serbia.

“Lufta Çlirimtare kishte vetëm një adresim: Ishte luftë kundër pushtuesit që disa herë ka ushtruar politika gjenocidi mbi shqiptarët”, ka shkruar Krasniqi, në një reagim në FB.

Krasniqi ka publikuar një transkript të dëshmisë së tij në Tribunalin e Hagës, ku kishte thënë se UÇK’ja nuk ishte formuar për të luftuar politikën e Rugovës pavarësisht se ky i fundit i ishte nënshtruar Beogradit.

“Është një e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe sot ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj këtë gjykatë se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës”, ka shkruar ai.

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë heshtur përball akuzave të Veton Surroit se në kohën e luftës ishin bërë puçe brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. S’kanë pasur përgjigje as për akuzën e Surroit se UÇK’ja kishte kapur armët kundër Serbisë aq sa ishte armatosur kundër Rugovës e LDK’së.

Ish-politikani Veton Surroi ka dhënë një intervistë të gjatë në gazetën e tij, Koha Ditore. Ka përdorur gjuhë pamfletiste ndaj Hashim Thaçit, të cilin e ka quajtur të padijshëm e primitiv dhe ka parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Ëilliamson. Ka folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së.

Lexojeni të plotë reagimin e Jakup Krasniqi:

Çdo përpjekje për të dhënë cilindo shpjegim për Luftën Çlirimtare, duke u mbshtetur ne të bërat apo të pa bërat e cilitdo “komandant” të pas luftës, jo vetëm që është jo real, por është, më se paku jo miqësor.

Lufta çlirimtare kundër pushtuesit ishte aspiratë e disa brezave dhe të lidhet ajo me cilindo individ, sidomos të pas luftës është fyerje për gjenerata të tëra atdhetarësh. Kushdo që përpiqet ta përvetsoi a mohoj luftën e brezave për liri e çlirim, është më shumë se mohim i se ardhmês se popullit tonë.

Lufta Çlirimtare duhet të mbrohet nga mohuesit e saj te çdo ngjyre. E tashmja dhe e ardhmja duhet ndërtuar me dashuri e përkushtimin që kishin brezat për lifinë. Po me atë vendosmëri duhet që të punojmë në ndêrtimin e shtetit të se drejtës.

Duke mohuar vlerat që krijuan brezar nuk ndërtohet e ardhmja.

Lufta Çlirimtare kishte vetëm një adresim: Ishte luftë kundër pushtuesit që disa herë ka ushtruar politika gjenocidi mbi shqiptarët.

Lufta duhet të mbrohet kështu:

Krasniqi:

Të nderuar gjyqtarë, i nderuari kryetar,

Të gjitha këto që u lexuan (u than) këtu po përpiqet t’iu jepet një pasqyrë joreale e gjendjes që ka ekzistuar aso kohe në Kosovë. Është një e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe sot ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj këtë gjykatë se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës. Ne edhe tani jemi kundërshtarë politikë, jemi në një kuvend që përbëhet nga pozita dhe opozita dhe nuk e kemi ndërmend që më armë ta largojmë Rugovën nga politika. UÇK-ja e ka bërë luftën kundër politikës tradicionale të pushtuesit të Beogradit në Kosovë. Ne, as serbët e Kosovës nuk i kemi parë si pengesë, por pengesë për Kosovën, pengesë për UÇK-në dhe gjithë qytetarët e saj ka qenë ushtria, policia dhe i gjithë aparati i dhunshëm i Beogradit i vendosur në Kosovë. Me këtë dua të them se, UÇK-ja në asnjë kohë nuk është armatosur për t’ia marrë pushtetin fiktiv Ibrahim Rugovës, se pushtet tjetër në Kosovë nuk ka pasur. Prandaj, tendenca për ta zbritur karakterin e luftës çlirimtare në luftë mes shqiptarëve në Kosovë, është e padrejtë, dhe kësaj tendence unë, dhe mendoj çdo qytetarë i Kosovës, nuk ka si ta pranoj dhe nuk ka si të mos protestoj ndaj kësaj tendence. E them më bindje se prokurori edhe në seancën e kaluar e ka ngritur shumë çështjen e bashkëpunëtorëve të armikut. Ne nuk kemi luftuar as kundër asaj kategorie, ani pse në Kosovë, për rrethanat që dihen, shumë njerëz kanë punuar në gjyqet serbe, kanë punuar në prokurorinë serbe, kanë punuar në administratën serbe. Kanë punuar edhe deri në qershorin e vitit ’99. Ne nuk jemi marrë me ata qytetarë. Se ata qytetarë, shumica prej tyre, ka shumë prokurorë e gjykatës që dy herë me kanë dënuar mua dhe kanë ngritur aktakuzë edhe kundër meje, që edhe sot janë në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës. Por, ata janë qytetarë të Kosovës që punojnë edhe në rrethana të reja për Kosovën Ne, me këtë kategori njerëzish që kanë qenë në shërbim të asaj politike, nuk merremi se ata janë shumë. Ne nuk jemi marrë as gjatë luftës me atë kategori. Ne në Kosovë, gjatë gjithë luftës çlirimtare, kemi luftuar aparatin e dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe të gjithë ata që kanë qenë në shërbim të atij regjimi, do te thotë në shërbimin e dhunshëm të tij, policinë sekrete serbe, që ju kanë bërë dëm qytetarëve. Çdo qytetarë i Kosovës e di dëmin që ata i kanë bërë Kosovës e qytetarëve të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme