“Jam imun”- Kreu i SPAK: Retorika politike dhe mediatike nuk kanë asnjë ndikim në punën time dhe të prokurorëve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shprehur se akuzat dhe deklaratat mediatike ndaj tij nuk kanë asnjë lloj ndikimi.


Në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, kreu i SPAK, ka theksuar se çështjet me natyrë korruptive kërkojnë kohë dhe hetimet zgjasin shumë, megjithëse nuk ka përmendur një rast specifik.

Ndër të tjera ai është ndalur edhe tek transparenca  nga SPAK, ku tha se “ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp”.

Altin Dumani: Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurorëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale.

Nuk ka munguar as mbështetja buxhetore. Çështjet me natyrë korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi, historitë, por edhe hetimi proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh.

Nuk mund të krahasohet një çështje që ne hetojme me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik”, mësohet të ketë deklaruar Dumani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme