“Jam shtatzënë me fëmijën e viktimës!” -Masakrimi i 23 vjeçarit në Fier, çifti i pajisur me urdhër mbrojtje prej kërcenimeve! 27 vjeçarja: Në polici me thoshin “hë se nuk ju vrau me të vërtet”!

Ngjarja në Fier ku Xhuljano Miho vrau partnerin e ish gruas së tij, Xhimi Bakajn, merr një kthesë më të frikshme, pasi çifti i ri kërkonin ndihmë nga autoritetet por merrnin replika ironie prej uniformave blu.


Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, 27 vjeçarja, partnere e Xhimi Bakajt dhe nënë e tre fëmijëve me Xhuljano Mihon, deklaroi se ka bërë kallëzime të shumta në policinë e Fierit, saqë ka shkuar mbi 7 herë.

Çifti merrte kërcënime nga Miho përmes mesazheve, video të regjistruar, në të cilat 39 vjeçari i kanoste të rinjtë me jetë.

Por në zyrat e policisë, 29 vjeçarja shprehet se policët i thoshin “ hë se nuk iu vrau me të vërtetë”, duke i përcjellë me këto fjalë.

E reja deklaroi në emision se autoritetet blu nuk e thërrisnin Xhuljano Mihon për ta marrë në pyetje apo ta paralajmëronin për këtë të fundit se çifti ishte i pajisur me urdhër mbrojtje kundër tij.

Pasi 39 vjeçari mësonte se dyshja kishte bërë kallëzim, ai i shprehej  ish gruas se atë nuk e gjente gjë, pasi ka miq gjithëkund.

E reja u shpreh se nuk jetonte me Xhimi Bakajn, por me motrën e saj së bashku me fëmijët.

Po kështu, 27 vjeçarja deklaroi se është shtatzënë me fëmijën e viktimës, një lajm kaq i gëzueshëm, por Xhuljano Miho i preu ëndrrat e çiftit në mes për shkak të xhelozisë së tij që rezultoi në vrasje të 23 vjeçarit, Xhimi Bakaj.

“I merrte fëmijët 100 herë në ditë.  Unë jetoja me motrën time, jo me viktimën. Kishte marrë një shtëpi me qira afër motrës sime e kishim lënë që çdo gjë ta bënim pas divorcit.

Xhuljano më pyeste dhe i thosha gjithmonë që të lutem nuk ke punë se çfarë bëj unë, se me Xhimin se me dikë tjetër do ta vazhdoj jetën time, ti shiko jetën tënde, Fëmijët nuk ti ndalo njeri, janë fëmijët e tu.

Jam shtatzënë me fëmijën e viktimës. Nuk e di nëse Xhuljano e dinte për shtatzëninë, por ishte i fiksuar.

Para se të ikja nga shtëpia thoshte “unë të vras, e di që je e vdekur dhe s’je me tjetër”. Kërcënonte edhe familjarët e mi.

Mesazhi zanor 24 orë para krimit, atë ditë nuk kam dalë nga frika as në darkë dhe as gjatë ditës. Ditën tjetër dola me frikë dhe ndodhi ajo që ndodhi. I ka shkuar një pjesëtari të familjes, “të lumtë që ke fëmijët afër se do të kisha bërë kasaphanë”, ia hidhte fajin familjes time mbi atë çfarë ndodhi.

Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me video, me mesazhe ku thoshte do t’ju vras, do t’ju zhduk. Më thoshin ‘hë se nuk ju vrau vërtet’. Policia na përcillte me këto fjalë. nuk e thërrnin që ta merrnin në pyetje, apo ti thoshin që nuk rri larg se ka urdhër mbrojtje.

Ai më thoshte “paske bërë kallëzim ti moj, por nuk edi që unë i kam të gjithë miq, nuk më gjen gjë fare, perëndinë zbrite dhe s’ke shanse të shpëtosh nga mua.

Unë dhe viktima kemi qenë të dy me urdhër mbrojtje”, u shpreh nëna e dy fëmijëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme