Janë veturat më luksoze e të ëndërruara nga të gjithë: Lexoni 10 fakte që nuk i keni ditur asnjëherë më parë për Ferrarin

Kur mendoni për vetura luksoze menjëhërë Ferrari është ai që ju vjen në mëndje. Ky model i makinave është shndërruar në një simbol të pasurisë, fuqisë, statusit dhe parave duke e bërë atë një nga makinat kryesore në botë, në fushën e makinave luksoze


Ferrari është një veturë që njerëzit shpesh ëndërrojnë të blejnë nëse fitojnë një shumë të madhe parash ose është një nga veturat qe njerëzit ‘vdesin’ ta vozitin një herë në jetën e tyre.

Megjithëse njerëzit janë pjesërisht të vetëdijshëm për ekzistencën e këtyre veturave atado të kishin më shumë gjasa t’i njihnin, nëse do të kishin një veturë të tyre, por pak njerëz dinë shumë detaje rreth kësaj makine.

Këto janë 10 fakte interesante që nuk i keni ditur më parë për Ferrari :

1. Themeluesi ishte Enzo Ferrari – Ferrari u themelua në vitin 1939 nga një italian i quajtur Enzo Anselmo Ferrari. Ai u lind në Modena, Itali, më 18 shkurt 1891. Ferrari kishte pak arsim formal por u rrit me një pasion për makina dhe gara. Ai fillimisht drejtonte dhe dizajnonte për ekipin garues të Alfa Romeo para se të krijoi ekipin e garave motorike Scuderia Ferrari Grand Prix dhe kompaninë automobilistike Ferrari.

2. Ferrari i Parë nuk u quajt Ferrari – Edhe pse emri Ferrari është bërë një nga emrat më të mëdhenj të markave të makinave në botë, Ferrari i parë nuk është quajturme këtë emër. Në të vërtetë ai quhej Auto Avio Costruzioni 815 dhe kjo u shkurtua më pas në Tipo 815 kur dizajni ishte i plotë. Emrin Ferrari, Enzo nuk mund t’ia linte për shkak të ligjeve në atë kohë.

3. Bexhi i parë u vendos në nder të një veterani të Luftës së Parë Botërore – Simboli i Ferrarit është i njohur menjëherë dhe përmban një kalë të zi dhe në këmbët e pasme të kalit janë inicialet “S.F.”

Francesco Baracca ishte një pilot i Luftës së Parë Botërore i cili fatkeqësisht u vra në betejë. Pas vdekjes Ferrari takoi nënën e Baracca dhe ajo kërkoi që këto iniciale të shkruhen.

4. Ferrari nuk fiton të gjitha paratë vetëm nga makinat – Ferrari ka qenë një kompani shumë e suksesshme që nga fillimi dhe ka bërë shumicën e parave të saj nga prodhimi, por ky nuk është burimi i vetëm i të ardhurave për këtë kompani. Ata gjithashtu fitojnë shumë para nga shitja e mallrave të lidhura me Ferrarin. Kjo përfshin lodra, mallra sportive, veshmbathje, aksesorë dhe relievë garash. Në të gjithë botën, ka rreth 30 dyqane e butike të Ferrarit. Vetëm dy prej tyre i përkasin Ferrarit.

5. Njerëzit janë të gatshëm të paguajn shuma marramendëse për Ferrari – Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë çmime të larta për Ferrari pavarësisht nëse ata janë duke blerë të reja ose të përdorura. Kjo është për shkak se Ferrari është një markë luksoze që prodhon makina në standardin më të lartë duke përdorur materiale të cilësisë së lartë dhe inovative.

Ferrari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë ishte një Ferrari 250 GTO i vitit 1962 që u shit në një ankand të organizuar nga Bonhams për 34.65 milionë dollarë në gusht 2014.

6. Ngjyra e kuqe është ngjyra tradicionale e Ferrarit – kur mendoni për Ferrari menjëherë iu bie në mendje një veturë sportive e kuqe. Në fakt shumica e Ferrarive janë prodhuar në ngjyrë të kuqe pasi kjo është ngjyra tradicionale e ekipit të garave italiane. Mirëpo kjo nuk është e vetmja ngjyrë që Ferrarit kanë sepse ata prodhohen në variacione të ndryshme ngjyrash si zezë, bardhë, gjelbër , argjend.

7. FIAT zotëron një pjesë të madhe të fitimeve në kompani – Në vitin 1969, Enzo Ferrari ia shiti 50 përqind të kompanisë së tij FIAT’it, për nevojë të kapitalit. Rreth kohës së vdekjes së tij në vitin 1988, Enzo Ferrari dhe djali i tij Piero Ferrari bënin ortakëri me shumë kompani, duke ruajtur vetëm 10 përqind të pronësisë.

8. Ju mund të personalizonii me çdo element Ferrarin tuaj – Programi i ‘Tailor Made’, u lejon blerësve të personalizojnë çdo komponentë të veturës së tyre. Kjo eksperiencë e rregulluar ndodh në fabrikën e Maranello, ku blerësit mund të zgjedhin çdo gjë nga ngjyrat dhe çdo detaj deri në secilën paisje.

Në dispozicion  janë tre koleksione: Scuderia (përzgjedhjet me influencë garash); Classica (moderne me Ferrari GT); dhe Inedita (kombinime inovative dhe jashtë-kutive). Pasi një blerës i bën këto zgjedhje, ata duhet të presin deri në dy vite për të marrë makinën e tyre

9. Egziston një park e Ferrarit në Abu Dhabi e gjitha me pistë të Ferrarit –  Ferrari hapi parkun e tij të parë me emrin ‘Ferrari World’ në Abu Dhabi në vitin 2019. Ky park ka 4 pista të garave me Ferari dhe shumë atraksione për familje e fëmijë.

Shoferët e licensuar mund edhe të bëjnë edhe udhëtime me Ferrari në rrugët rreth ishullit Yas, ky udhëtim kushton rreth 165 dollarë.

10. 2016’a ishte viti më i mirë i shitjeve për Ferrarin – Gjatë viteve, Ferrari ka parë disa shitje të habitshme pasi kanë mbetur një nga markat më të mira të veturave luksoze në botë. Besohet se në mes të 1939-ës kur u themelua kompania dhe në vitin 2008, kishte mbi 130.000 vetura të prodhuara dhe të shitura nga kjo kompani automobilistike. Regjistrimet zyrtare vjetore të shitjeve janë mbajtur që nga viti 1977. Në atë vit, kompania prodhoi 1,798 vetura. Nuk ka të dhëna për vitet midis 1988 dhe 1996 dhe për vitin 1998. Megjithatë, që atëherë, Ferrari ka parë rritje pothuajse të vazhdueshme në numrin e veturave që ata kanë shitur. 2016 ishte viti më i mirë deri më sot kur kompania prodhoi 8, 014 vetura./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme