Janevska për shkollën “Penko”: Duhet të respektohet rajonizimi i shkollave

Nuk bëhet fjalë vetëm për nxënës shqiptarë, por bëhet fjalë për nxënës shqiptarë dhe nxënës maqedonas. Sa jam e informuar, ka diçka që paraqet problem sa i përket rajonizimit, por kryetarët e komunave dhe drejtorët e shkollave është e domosdoshme ta respektojnë ligjin. Duhet të vendoset rend, prandaj edhe është vendosur rajonizimi. Bëhet fjalë për dy komuna të ndryshme: njëra është Komuna e Çairit, ndërsa tjetra është Komuna e Butelit. Fëmijët nga Komuna e Çairit, qofshin maqedonas, shqiptarë, turq apo çfarëdo përkatësie tjetër, duhet të mësojnë në Komunën e Çairit. Ndërsa fëmijët, qofshin maqedonas, shqiptarë, turq, vllahë, serbë, boshnjakë, romë apo të tjerë, duhet të mësojnë në Komunën e Butelit, aty ku i përkasin. Sa u përket fëmijëve që kanë vëllezër ose motra, diçka që është bërë në të kaluarën, personalisht mendoj se mund të bëhet një përjashtim. Por dua t’ju kujtoj se kjo është diçka që duhet ta zgjidhin kryetarët e komunave; Ministria këtu nuk ka kompetenca. Ju e dini se, sipas Ligjit për Decentralizimin, shkollat janë të decentralizuara dhe janë nën kompetencën e komunave. Por, sigurisht, si Ministri kujdesemi për të mirën e fëmijëve. Rekomandoj, si gjithmonë deri më tani, se më së paku probleme ka atëherë kur respektohen ligjet. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që ta respektojnë ligjin dhe ta respektojnë rajonizimin”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit./Alsat.mk.

The post Janevska për shkollën “Penko”: Duhet të respektohet rajonizimi i shkollave appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme