Jas a kohë do të duhet për rekomandimin përfundimtar për propozim ndryshimet e modelit zgjedhor

LEXO EDHE:

Mund të duhen deri në 2 muaj kohë, që Kuvendi të ketë në dorë një rekomandim përfundimtar për propozim ndryshimet e mundshme të modelit zgjedhor, për të cilin partitë veçse kanë nisur përplasjet publike, shkruan Alsat.

Në një komunikim joformal me gazetarët, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi procedurën lidhur me diskutimin publik për Kodin Zgjedhor, si dhe mbërritjen e tij në Kuvend. Vendimi për organizimin e diskutimit publik duhet të merret në seancë plenare, dhe më pas të caktohet trupi përgjegjës për organizimin e diskutimit.

Propozimi për një njësi zgjedhore duhet të publikohet, së pari, në mënyrë që palët e interesuara, si ekspertët dhe OJQ-të, të japin vlerësimet e tyre pas përmbushjes së afatit 30-ditor në gazetë. Kuvendi pritet pastaj të vendosë në bazë të rekomandimeve që do të dalin nga ky diskutim publik. Propozimi i partive më të vogla parashikon miratimin e modelit proporcional me një njësi zgjedhore, dhe pa prag./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme