Jashari e quan të padrejtë që pensionistët çdo gjashtë muaj të dëshmojnë se janë gjallë

Hilmi Jashari, Avokati i Popullit, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se kriteri që pensionistët të paraqiten çdo gjashtë muaj për të dëshmuar a janë gjallë është kriter që cenon dinjitetin e pensionistëve.

Ai thotë se shteti ka obligim ndaj pensionistëve dhe duhet të ndryshojë këtë kriter sepse sipas kriterit nuk po merret parasysh gjendja e pensionistëve, qoftë fizike apo psikike.

“Në bazë të një rregulloreje të Ministrisë duhet të paraqiten çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë për të qenë në gjendje që të shfrytëzojnë pensionet. Përkufizimet sa i përket mbrojtjes së dinjitetit cenohen sepse është e drejtë e fituar një herë dhe nuk mund të cenohet. Nuk konsiderohet gjendja e tyre fizike apo psikike dhe duhet pavarësisht gjendjes të shkojnë të paraqiten. Nuk duhet të ishte një kriter ligjor. Duhet të ishte obligim i shtetit dhe të ndryshohet kjo qasje”, ka thënë ai.

Jashari po ashtu ka thënë se kanë sugjeruar disa metoda për rregullimin e kësaj çështjeje dhe lehtësimin e punës së shtetit për mirëmbajtjen e listës së pensioneve, transmeton Koha.net.

“Janë disa metoda të cilat i kemi përmend. Në të gjitha qendrat e Kosovës ekzistojnë qendrat për punë sociale. Këta punonjës do të mund të vizitonin rastet që dyshohet se po keqpërdorin këtë të drejtë. Gjithashtu është regjistri civil që mban të gjitha të dhënat për rastin e vdekjeve dhe këto raste evidentohen. Të ndërlidhen këto sisteme të të dhënave”, ka shpjeguar Jashari.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme