Java në vijim do të jetë e ftohtë dhe me shi

Mot me vranësira dhe intervale me diell do ta përcjellin vendin gjatë kësaj jave.

Masa të ftohta nga veriu i Kontinentit do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit. Poashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës.

Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe të mërkurën priten reshje shiu.

Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bijnë dukshëm nën vlerat e mesatareve.

Shtypja atmosferike do të shënojë zbritje, por që në mesjavë prapë do të arrijë mbi vlerat e normales.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtesi deri 11m/s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme