Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett, javën e ardhshme do të betohet përpara Departamentit të Shtetit.
Pas këtij betimi që do ta kryejë, ai pritet që më pas të vendoset në Prishtinë.
“Ambasadori Kosnett do të betohet në Departamentin e Shtetit javën e ardhshme dhe pritet të arrijë pak pas kësaj”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
Ambasadori i ri Kosnett do të jetë pasues i ish-ambasadorit Greg Delawie, i cili ka përfunduar mandatin e tij në muajin shtator.
Ai ka punuar si i ngarkuar me punë të përkohshme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara.
Ai ka shërbyer edhe si zëvendësshef i Misionit Amerikan në Uzbekistan dhe në Islandë.