Lëvizja Houthi e lidhur me Iranin ka akuzuar koalicionin ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite për kryerjen e sulmeve ajrore që u zhvilluan të shtunën, ku u vranë të paktën 30 persona.
Ndërsa zyra e Kombeve të Bashkuara në Jemen ka bërë të ditur se të dhënat e para nga terreni tregojnë se “31 civilë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur nga sulmet që goditën zonën Al-Hayjah” në provincën Al-Jawf, shkruan Reuters.
Ministria e Shëndetësisë së kësaj province ka treguar se në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë.
Kujtojmë se në mars të vitit 2015, koalicioni saudit ka ndërhyrë në Jemen, pasi Lëvizja Houthis ka rrëzuar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht.
Konflikti është parë gjerësisht si një luftë ndërmjet Arabisë Saudite dhe armikut të saj rajonal, Iranit.