Jep dorëheqje Prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren

Prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren, Sefer Morina, të hënën ka dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryeprokurori i kësaj prokurorie Admir Shala, i cili tha se dorëheqja e prokurorit Morina ka ardhur për shkaqe personale.

Prokurori Morina, ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, familjare dhe shëndetësore”, tha kryeprokurori Shala.

Për prokurorin tashmë të dorëhequr, Sefer Morina, KALLXO.com raportoi edhe më parë.

Zyra e Prokurorit Disiplinor kishte ndërmarrë hetime disiplinore për rastin e dy fëmijëve të familjes Bytyçi nga Serbica e Ulët e Prizrenit, të cilët ishin mbytur në një gropë me ujë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme