Gjykata e Tiranës, ka marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-zyrtares Alda Klosi, duke e dënuar me 2.6 vite burg.
Mësohet se ndaj saj do të aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur 1/3 e dënimit dhe do kryej 20 muaj burg.
Gjykata dënon pastruesen, Rozeta Dobi me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryej 4 vite e 8 muaj.
Ndërsa djali i saj, Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryej 3 vite e 4 muaj burg