Jeremiq me pak gjasa për sekretar të OKB-së

Ish shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq është renditur i treti në raundin e tretë të votimit joformal për sekretar të ri gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Siç merr vesh B92, Jeremiq ka marrë shtatë vota pozitive, pesë negative, derisa tri vota kanë qenë të papërcaktuara, transmeton lajmi.net.

Vendin e parë e ka mbajtur kandidati portugez, Antonio Guteresh me 11 vota pozitive, tri negative dhe një të papërcaktuar.

Pas tij është renditur ish ministri i jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak, me tetë vota pozitive, tri negative dhe një të papërcaktuar.

Jeremiq vendin e tretë e ndamë me kandidaten bullgare, Irena Bokova.

Numri i kandidatëve për pasardhës të Ban Ki Moon-it është zvogëluar nga 12 në dhjetë, pasi që kandidatët kroat dhe malazez, Vesna Pushiq dhe Igor Lukshiq kanë hequr dorë.

Në shtator do të duhet të mbahet edhe një votim jozyrtar, rrethi i katërt, para zgjedhjes përfundimtare të përcaktuar për tetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme