Jeremiq: Thaçi e Vuçiq po zhvillojnë bisedime sekrete, janë afër nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare

Kryetari i Partisë Popullore (NS) dhe njëri nga udhëheqësit e Lidhjes për Serbinë (SZS) Vuk Jeremiq, ka thënë se pushteti në Serbi është vetëm një hap larg nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën.

“Marrëveshja me Kosovën do të ketë për pasojë tjetërsimin e përhershëm të Kosovës nga Serbia dhe atë në aspektin formal juridik, me nënshkrimin tonë”, ka thënë Jeremiq.

Siç raporton agjencia serbe “Beta”, Jeremiq e ka cilësuar antikushtetuese deklaratën e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili ka thënë se politika zyrtare e Serbisë dëshiron demarkacionin me Kosovën.

Ish shefi i diplomacisë serbe, Jeremiq, ka shtuar se me muaj të tërë ka paralajmëruar se po zhvillohen bisedime sekrete mes presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, përcjell Telegrafi.

“Çdo herë që kanë ndodhur bisedime të fshehta, kur Vuçiq dhe Thaçi janë gjendur në Paris, kur në fshehtësi kanë qëndruar Nju Jork, kur  në fshetësi ishin në Romë, unë çdo herë kam marrë informacione për ato takime. Kam marrë informacione në lidhje me atë se çfarë kanë biseduar dhe me këto e kam informuar publikun dhe këto (presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq) kurrë nuk i ka demantuar”, tha Jeremiq.

Ai shtoi se gjatë muajit të fundit presidenti Vuçiq ka marrë dy letra nga Presidenti i Amerikës Donald Trump.

“Në letrën e parë Tramp i thotë Vuçiqit: ‘Zoti President, tani që jeni afër një marrëveshjeje dhe zgjidhjes historike për Kosovën”.  Çfarë zgjidhje historike? Si mund të jeshë në prag të nënshkrimit, dhe padyshim që je, sepse president amerikan nuk është i çmendur të shkruajë se jeni në prag të nënshkrimit të marrëveshjes. Pre, jemi në prag të marrëveshjes”, tha Jeremiq.

Ai shtoi se letrën tjetër Trump deklaron se kjo marrëveshje duhet të nënkuptojë njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës si shtete të pavarura.

“Sot Ivica Daçiq thotë se politika zyrtare e Serbisë është demarkacioni. Çfarë demarkacioni? Demarkacion nga kush? Si mund të bëhet demarkacioni me një pjesë të territorit që ligjërisht dhe me kushtetutë është pjesë e Serbisë? Kushtetuta thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, kurse ministri i Jashtëm thotë se politika zyrtare është për demarkacion. Diçka të tillë nuk ka as në banane shtete”, tha Jeremiq.

Ai përsëriti se ai nuk pajtohet me pikëpamjen se Serbia kaherë e ka humbur Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme