Jevtiq: Themelimi i Asociacionit, çelës për vazhdimin e dialogut

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq është takuar në Uashington me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë.

Temë diskutimi në këtë takim ka qenë edhe pozita e serbëve në Kosovë, ndërsa Palmer ka shprehur mirëkuptimin dhe mbështetjen për të gjitha proceset që i kontribuojnë stabilitetit, transmeton lajmi.net.

“Ka shumë sfida që na presin këtë vit. Ne duhet zgjidhur disa nga problemet në mënyrë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të ecë përpara dhe të bëhet pjesë e BE-së. Mbështetja e SHBA-ve për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë ka rëndësi të madhe. Ndërsa vrasja e Oliver Ivanoviqit kërkon një përgjigje në pyetjen kush dhe pse e bëri këtë krim”, është shprehur Jevtiq.

Ai ka theksuar se vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, dhe formimi i komunave me shumicë serbe është hap i domosdoshëm për rifillimin e dialogut.

Jevtiq ka diskutuar edhe rreth kthimit të zhvendosurve në shtëpitë e tyre dhe pengesat në rrugën e kthimit./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme