Jo vetëm në Kosovë, edhe në Shqipëri ministrat bojkotojnë punën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë sot kanë mbajtur seanca te rregullta plenare. Por e përbashkëta e tyre është mungesa e ministrave në seanca.

Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt në orën 10:00 asnjë nga ministrat e qeverisë Haradinaj nuk ishin prezent, ndonëse pjesëmarrjen në seanca ministrave ua kishte ‘obliguar’ edhe kryeministri Hardinaj.

Ndërsa në seancën e re plenare, e cila ka nisë në ora 14:00, shume pyetje të deputetëve kanë mbet pa përgjigje në mungesë të ministrave.

Situatë e njëjtë ka qenë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku në seancën e sotme nuk ka qenë në seancë asnjë ministër i qeverisë Rama.

Sipas meidave në Shqipëri, kjo është hera e parë që ndodh që gjatë një seance parlamentare, të ketë një mungesë 100 % të qeverisë, e cila duket se ka bojkotuar Kuvendin./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme