Vrasjet në shkolla në SHBA po kthehen në një problem që është vendosur në qendër të diskutimeve, pas sulmit me armë në një shkollë të mesme në Florida.
Por gjithmonë e më shumë po shtohen rastet e mësueseve që bëjnë seks me nxënësit e tyre.
Rastet po bëhen shumë shqetësuese.
Këtë javë u arrestua një mësuese e martuar 26-vjeçare, e cila bënte seks me një nxënës 14-vjeçar.
Mësuesja e suksessshme e shkencës kishte bërë edhe seks në ambiente publike me nxënësin e saj.
Policia tha se mësuesja i dërgonte nxënësit të saj foto nudo dhe i kishte shitur hashash.
Muajin e shkuar një mësuese, e cila kishte mbetur shtatzënë me nxënësin e saj, u dënua me 10 vjet burg.
Që nga viti 1996, kur një mësuese ‘përdhunoi’ nxënësin e saj, rastet kanë ardhur duke u shtuar.
Ekspertët thonë se arsyet se përse po ndodh diçka e tillë janë të shumta.
Kriminologia Andrea Darling thotë se në shumicën e rasteve, këto mësuese abuzojnë seksualisht me nxënësit për shkak se nuk u plotësohen nevojat për intimitet dhe ndjehen të vetmuara.
Kurse dr. Domenick Sportelli thotë se rrënjët e këtij abuzimi duhen kërkuar tek pozicioni dominues që kanë mësueset ndaj nxënësve.
“Ndoshta këto mësuese po përjetojnë vetmi, pakënaqësi nga lidhja aktuale dhe ndjejnë nevojën për hakmarrjë. Rrënjët e abuzimeve janë në ‘fuqinë’ që kanë mësueset ndaj nxënësve”.
Kurse seksologia Nikki Goldstein thotë se shkak është edhe mbi-seksualizimi i rinisë së sotme.
“Mund të vijë për shkak se këto situata nuk raportohen kryesisht. Por edhe për shkak të mbi-seksualizimit të rinisë së sotme, fuqizimit sekjsual të femrave dhe moshës së re kur mësueset nisin punën”.