Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, sot pasdite do të zbresë në Kosovë, i cili do të qëndrojë dy ditë. Ndërsa nesër ai do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Joe Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden III.
Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, do të vizitojë edhe Serbinë, ku pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve Bytyqi të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana ende të pasqaruara.