Jovanoviq ‘dridh’ Serbinë: Kosova hyn në OKB vitin e ardhshëm

Udhëheqësi i Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet të sigurohet që të gjendet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Ai, për televizionin serb Pink, ka thënë se duhet dhe duam të bisedojmë, mbi këtë çështje që është tema për të cilën do të deklarohen fëmijët tanë, meqë është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Ai, gjithashtu, tha se Kosova do të pranohet në OKB vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

“Çështja e Kosovës po shkon drejtë një zgjidhjeje, e mirë apo e keqe, por duhet të lëvizim në një drejtim të zgjedhjes. Megjithatë, ne e dëgjuam edhe të dërguarin e SHBA-së, Brani Hoyt Yee, i cili tha se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige dhe mendoj se me të vërtetë nuk kemi të drejtë të bëjë këtë në këtë botë siç është”, ka thënë ai.

Jovanoviq tha se situata me Kosovën nuk mund të krahasohet me Kataloninë.

“Të gjithë e dinë se kam të drejtë kur them që orientimi politik ndaj Kosovës është krejtësisht i gabuar dhe se situata nuk mund të krahasohet me Kataloninë. Nëse duam të jemi në një situatë superiore, duhet të jemi ndryshe. Rajoy nuk është si Millosheviqi dhe vlerësimi im është se rasti i Katalonië do të ndikojë në përkeqësimin e pozitës së politikës së jashtmë të Serbisë. Proceset kanë nisur që Kosova do të përfundojnë me pranim të Kosovës në OKB, sepse do ta marrin shumicën e thjeshtë vitin e ardhshëm. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së s’ka veto”, ka thënë Jovanoviq. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme