Lista Serbe kërkon formimin e Asociacionit

Përfaqësuesi i Listës serbe, Sasha Radosavljeviq, ka thënë se gjuha serbe nuk po aplikohet sa duhet si gjuhë zyrtare, raporton Zeri.info”.

“Nuk po aplikohet gjuha serbe si gjuhë zyrtare sepse gjuha serbe në disa dokumente nuk është e shënuar mirë dhe do të provojmë që në të ardhmen të kërkojmë ndryshimin e ligjit për këtë”, deklaroi ai.

Këto komente, ai i bëri gjatë takimit që Lista Serbe pati sot me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ai me këtë rast, tha se Lista Serbe do të kërkojë i implementimin e të gjithë marrëveshjeve të Brukselit, në veçanti të Asociacionit serb.

“Grupi ynë parlamentar do të kërkojë që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të implementohen, veçanërisht asociacioni i komunave serbe. Do të kërkojmë që të gjithë personat që kanë jetuar në Kosovë deri në vitin ’99 të kenë qasje në dokumentet e Kosovës”, tha ai./Zeri/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme