“Ju erdhi fundi!”, Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, bëjnë thirrje në kor: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, qytetarët nisën marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku zhvillohet prej 79 ditësh protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.

Teksa ecin, ata bëjnë thirrje në kor për largimin e kryeministrit Edi Rama, arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.

Po ashtu, protestuesit bëjnë thirrje edhe për arrestimin e ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, e cila tashmë po përballet me drejtësinë dhe është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK.

“Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet që ata përsërisin.

The post “Ju erdhi fundi!”, Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, bëjnë thirrje në kor: Arrestoni Ramën dhe Ballukun! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme