Politologu Ermal Hasimja komentoi protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila ka hyrë në ditën e 79-të.
Në një intervistë për News24, ai theksoi se protesta ka thyer elementin e frikës, duke shtuar se në shesh kanë dalë edhe punonjës të administratës. Ai tha se protesta ka formësuar edhe një sjellje të re elektorale, pasi ata që kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, nuk do të votojnë më për Partinë Socialiste.
Nga ana tjetër mendoj se protesta ka shërbyer si një lloj shkollë vere demokracie. Ata të rinj që kanë ardhur kanë qenë të tërhequr nga politika. Kanë votuar në linjën e prindërve ose nuk kanë votuar fare. Është e sigurt se ata që kanë dalë në protestë është e vështirë që të votojnë më për Rilindjen.
Protesta ka formësuar një qëndrim të caktuar politik që shkon përtej qëndrimit të pakënaqësisë së Zvërnecit dhe probleme të tjera dhe maksimizohet deri tek formimi i sjelljes elektorale. Mendoj se këta njerëz do të votojnë kundër qeverisjes”, tha ai.
Një koment bëri edhe për opozitën, teksa tha se ajo kuptoi se protesta qytetare ishte një aleat i papritur kundër qeverisjes.
“Opozita ka kuptuar se protesta ka qenë një aleat i papritur, ndoshta i vështirë sepse ka vënë në pikëpyetje edhe vetë natyrën dhe karakterin e opozitës. Po ta shohësh nga pikëpamja jonë që nuk jemi pjesë e opozitës, mendoj se është gjë pozitive se e ka detyruar opozitën që të reflektojë”, shtoi ai.
The post “Protesta ka formësuar një sjellje elektorale!”- Politologu: Ata që kanë dalë në shesh s’do votojnë më për Rilindjen! Opozita kuptoi se lëvizja qytetare ishte një aleat i papritur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



