Ju mbaron shpejt bateria e telefonit? IPhone 8 do të zgjidhë gjithçka!

Të gjithë janë duke folur mbi risitë e aparatit më të ri të lançuar nga kompania Apple, iPhone 7 mirëpo të gjithë do të surprizoheni nga IPhone 8. Ka disa thashetheme mbi ndryshimet dhe të mirat që do të vijnë me lançimin e këtij produkti. Një prej tyre është dhe mundësia e zgjidhjes së një prej problemeve që vuajnë shumica prej nesh, bateritë e telefonave.

Sipas thashethemeve thuhet se aparati do mund të karikohet permes lidhjes wireless tashmë dhe jo me më lidhje direkte me kabëll. Po mund të jetë e mundur!  Mund ta mbani telefonin ku të dëshironi , deri në një largësi dy metër nga trasmetuesi, përmes valëve wireless bateria e aparatit mund të ngarkohet. Të tjera risi nga Iphone 8 mendohet të jenë dhe eleminimi i butonit “Home” duke inkoporuar njohësin  e gjurmëve të gishtërinjëve mbi ekranin e sheshtë.  Një tjetër risi do të jetë dhe dizajni i aparatit i cili mendohet të ketë një ekran të lakuar./Blitz.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme