Juventusi largohet nga projekti i Superligës Evropiane

Juventusi raportohet se ka informuar Real Madridin dhe Barcelonën se po largohen nga projekti i Superligës Evropiane.

“Relevo” ka raportuar se klubi italian ia ka dërguar një letër të dy klubeve spanjolle, ku i ka informuar për këtë vendim.

Real Madridi dhe Barcelona tani mbeten të vetmet klube të interesuara për krijimin e këtij kompeticioni, duke i informuar për vendimin e tyre.

Juventusi ishte një prej klubeve kryesore që e mbështeti idenë për krijimin e Superligës Evropiane.

Vendimi i tyre për tërheqje nga kjo ide besohet se ka të bëjë edhe me raportimet se klubi nga Torino është paralajmëruar nga UEFA se mund të përjashtohet nga garat evropiane.

Juventusi sezonin e ardhshëm do të merr pjesë në Ligën e Konferencës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme