“Ka ardhur koha për Vetëvendosjen”, i vjen mbështetja e radhës nga Gjermania, Albin Kurtit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë kësaj fushate zgjedhore ka marrë përkrahje të madhe nga disa deputetë gjermanë.

Pas deputetit Christian Hochgrebe, tani edhe deputetja gjermane Ana-Maria Trasnea, ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Kurtin dhe VV-në.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Albin Kurtin e sheh si fitues të këtyre zgjedhjeve, bazuar edhe në sondazhet zgjedhore.

“Zgjedhjet në Kosovë do të zhvillohen këtë të dielë. Duket sikur ka ardhur koha për partinë tonë partnere, Vetëvendosjen. Të paktën kështu sondazhet e vendosin kandidatin kryesor të VV-së , Albin Kurtin në krye”, tha Ana-Maria Trasnea, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Solidariteti ndërkombëtar

Zgjedhjet në Kosovë do të zhvillohen këtë të dielë. Duket sikur ka ardhur koha për partinë tonë partnere Vetëvendosjen. Të paktën kështu sondazhet e vendosin kandidatin kryesor të VV-së , Albin Kurtin në krye. I mbaj gishtat kryq!

Pse është e rëndësishme kjo për mua? Në mandatin aktual zgjedhor, gati 30% e grave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjen ulen në parlament! Të dielën, 41% gra po garojnë në listë. Unë mendoj se është e mrekullueshme dhe ata kanë mbështetjen time!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme