Mëngjesin e 9 prillit, pa pritur ka ndërruar jetë Lindita Ahmeti, poetja dhe studiuesja nga Shkupi.
Njoftimin e për humbjen e saj e ka bërë të ditur babi i saj Xhabir Ahmeti.
Ai në rrejtët sociale ka shkruar: “Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”.
Bota letrare, miqtë dhe familjarët janë në shok, pasi vdekja ka ndodhur papritur.
Ngushëllime dhe vlerësime të mëdha shprehen në rrjetet sociale për humbjen kaq të befas.
Lindita Ahmeti kishte 50 vjeç, kishte studiuar në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit dhe ishte e punësuar pranë Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Është autore e disa botimeve, kurse poezia e saj konsiderohet si ndër më e veçantat në letërsinë moderne shqipe.
Është fituese e përplot çmimeve dhe mirënjohjeve.
Lindita Ahmeti ishte motra e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti dhe vajza e shkrimtarit Xhabir Ahmeti.