Kabineti i Gruevskit shpenzoi 38 milionë euro për propagandë dhe kampanjë

Qeverisja e kaluar e Maqedonisë ka shpenzuar 38 milionë euro për kapmanjë zgjedhore dhe propagandë e cila është emituar në mediat elektronike dhe të shtypura.
Shuma më e madhe është shpenzuar për kampanjën lidhur me fëmijën e tretë, kampanjën kundër abortit, për reklamimin e ditës së ushqimit, ditës së drurit,… etj.
“Në shumën 38 milionë eurosh nuk janë llogaritur shpenzimet e vitet periudhës 2006, 2007 dhe 2016”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, njofton portali Sakte.net
Sipas tij, janë të paqarta kriteret se si janë bartur paratë dhe ekzistojnë dyshime se kjo shumë është edhe më e lartë duke pasur parasysh fushatat specifike të ministrive të caktuara, mirëpo 38 milionë eurot janë shpenzuar ekskluzivisht vetëm nga kabineti i Gruevskit.

“23 milionë euro janë shpenzuar në mediumet elektronike, që të gjitha për reklama në këto mediume, ndërsa 15 miionë euro janë shpenzuar në fushatat e disa agjencive të marketingut dhe për shpallje në disa gazeta”, ka thënë Boshnjakovski duke theksuar se kanë qenë qytetarët ata që kanë paguar propragandën e ish kryeministrit NIkola Gruevski./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme