Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje

Bukuroshja nga Prizreni, Kader Kicaj, ka njoftuar përfundimisht ndarjen nga fituesi i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu. Këtë lajm e bëri publik përmes një njoftimi në InstaStory.

Në postimin e saj, Kaderi shkroi: “Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha ta ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk kam më me personin që isha deri dje. Si femër kam luftuar çdo lloj sfide për të qëndruar në lidhje. Kam pasur vështirësi edhe besoj që do vijë dita do t’i kuptoni krejt ngjarjet. Për çdo lloj pyetje kam përgjigje, por nuk dua ta lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje. Shumë dashuri për krejt juve”.

Kaderi dhe Lumbardhi u njohën gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2. Lidhja e tyre u ndjek me interes të madh nga publiku, por përfundimisht, duket se marrëdhënia e tyre nuk i rezistoi sfidave që përballuan jashtë shtëpisë.

Kjo ndarje ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të shumtë të çiftit, të cilët kanë reaguar me komente të ndryshme në rrjetet sociale.

Kaderi, megjithatë, është treguar e qartë në mesazhin e saj, duke preferuar të mbajë disa detaje të historisë private, por duke ofruar përgjigje për ata që mund të kenë pyetje.

Ndarja me Lumbardhin përfaqëson një kapitull të ri në jetën e saj, dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë e ardhmja për ish-missin prizrenas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme