Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari I cili tash udhëheq me komunën e Skenderajt, pasi kishte fituar si kandidatë i pavarur kishin pasur disa mospajtime, e ku nuk kishin munguar as akuzat e rënda ndaj njëri tjetrit.
Por, si duket ato tashmë janë tejkaluar, pasi siç shihet në një foto të siguruar nga lajmi.net, ata së bashku janë në qytetin e Skenderajt.
Kohë më parë Jashari kishte akuzuar Lushtakun se po nxitë asamblistët e PDK-së, që ta bojkotojnë punën në asamblenë Komunale të Skenderajt. Ai madje e kishte akuzuar Lushtakun se kishte tradhëtuar edhe Adem e Hamzë Jasharin në fillim të viteve 90-ta, kur kishte ikur në Gjermani.
Lushtaku këto akuza të Jasharit i kishte mohuar. Ai nuk është që ka pasur përplasje vetëm më kryetarin aktual të Skenderajt, por edhe më bashkëpartiakun Bekim Haxhiu.