Kadri Veseli: Nëse s’ka vendimmarrje, zgjedhjet para Bajramit

Qytetarët e Kosovës do dalin në zgjedhje gjatë muajit të Ramazanit i cili fillon në fund të muajit maj.

Këtë e ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se nëse Demarkacioni nuk kalon në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje para festës së Bajramit.

Këto deklarata siç mëson lajmi.net, kreu i PDK-së i ka bërë në Drenas të hënën,  ku ka mbajtur mbledhje me degën e PDK-së në këtë komunë.

“Nëse nuk ka  vendimmarrje (nuk kalon demarkacioni) atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje gjatë muajit Ramazanit dhe para Bajramit”, ka cituar fjalët e Veselit njëri nga pjesëmarrësit në mbledhjen e PDK-së në Drenas, për lajmi.net.

Veseli shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk kalon Demarkacioni me Malin e Zi e kishte përmendur edhe javë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk kalon demarkacioni e ka përmendur edhe kryeministri Mustafa. Kryeministri edhe pse më herët kishte deklaruar se demarkacioni do të riprocedohet në Kuvend gjatë muajit prill ka heq dorë nga kjo, duke parë mungesë e votave.

Data 4 qershor është më e mundshmja për mbajtjen e zgjedhje nëse nuk kalon demarkacioni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme