Kadriq: Kërkesa e BDI-së për veting është populizëm

Gazetar: Suad Bajrami

Drejtoresha ekzekutive e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Jelena Kadriq, vlerëson se kërkesa e BDI-së për veting është populizëm pasi kjo parti ka pasur kohë të mjaftueshme për ta realizuar të njëjtën, derisa ka qenë në pushtet, shkruan Alsat.

“Ata ishin gjatë kohë në pushtet. Mendoj se nëse do të kishin pasur dëshirë dhe do të ishin të gatshëm, sipas të gjitha gjasave do të mundeshin atë që ta realizojnë. Dhe jo tani, pasi që humbën në skenën politike ta alarmojnë atë çështje. Kështu që supozoj se bëhet fjalë vetëm për populizëm të pastë”, tha Jelena Kadriq, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për të Drejtat e Njeriut.

Kadriq nënvizon se porositë e përfaqësuesve ndërkombëtar kanë qenë mjaft të qarta për këtë çështje.

“Vlerësoj se nevojitet që të mos përsëritemi, të shkojmë përpara dhe jo të njëjtat fjalë politike, të njëjtat floskula – vetingu, vetingu… Mendoj se atë duhet ta harrojmë, kur e dimë se nuk do të ndodh”, u shpreh Jelena Kadriq, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për të Drejtat e Njeriut.

Kadriq, vlerëson se për proceset reformuese duhet të mbahet llogari që të mos bëhet ndërhyrje për shkak të populizmit.

“Nuk mundeni ju si pushtet i ri, qoftë ajo e kaluara apo e tanishme, në bazë të programeve të tyre politike të imponohet edhe të kryejë ndikim në ndonjë pushtet të barabartë. Ne sikur po harrojmë se gjyqësori është gjithashtu pushtet i barabartë me dy pushtet tjera, legjislativin dhe ekzekutivin. Kështu që kjo sikur po harrohet prej partive politike, ndoshta ata për shkak populizmit dhe për shkak të asaj që në programet e tyre e shkruajnë atë, atë që populli dëshiron ta dëgjojë”, theksoi Jelena Kadriq, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe, BDI e cila për 20 vite ishte në pushtet, ka riaktualizuar çështjen e vetingut apo mekanizmit të verifikimit të funksionarëve.

Në fakt, kërkesa për veting, është një narrativ i kamotshëm i BDI-së, i cili dështoi të realizohet derisa ishte në pushtet, ndërkaq e rikthen në tavolinë, në rrethana kur akuzohet për krim dhe korrupsion të përmasave epike nga pushteti i ri i VMRO-DPMNE-së./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme