Kajtazi: Hajdar Beqa ishte i arrestuar si pjesë e organizatës terroriste AKSH

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shkruar në Twitter se deputeti aktual i PDK’së, Hajdar Beqa, ishte pjesë e Organizatës Terroriste AKSH. Ka treguar se ishte i arrestuar si pjesë e këtij formacioni.

“Hajdar, ti ke qenë i arrestuar. Ti ke qenë në organizatën terroriste AKSH. Këto detaje po t’i rikujtoj që mos ke harru”, ka shkruar Kajtazi, duke iu përgjigjur një reagimi të Hajdar Beqës.

“Një fotografi e imja që po qarkullon në rrjete sociale, me tendencë për të dëmtuar imazhin tim, se kinse paskna qenë i arrestuar para 15 viteve është e pa vërtetë dhe veprim i ulët, është montazhë e sponsorizuar nga dashakqinjët, respektivisht nga njerëzit që jetojnë nga shpifjet dhe shantazhet, të cilët nuk do të munden të më ndalin për t’i shërbyer vendit tim”, ka shkruar Beqa, duke folur për fotografinë ku shihet në cilësinë e të dyshuarit.

“Unë për këto shpifje të ulëta do t’i drejtohem organeve të drejtësisë. PDK është më e fortë se çdo herë, po shifet qartë që kjo po i pengon, ata të cilët i ka penguar liria, dhe po vazhdon të ju pengoj zhvillimi i vendit”, ka shtuar ai.

Hajdar Beqa tash është deputet i PDK’së dhe Kryetar i Degës së kësaj partie në Gjakovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme