“Kallashnikov” prezanton dronin kamikaz “terroristi i vogël”

Kompania Kalashnikov Concern paraqiti armët më të fundit për 2019, dhe një prej tyre ishte droni vetëvrasës KYB, apo i quajtur ndryshe “terroristi i vogël”.

Në rast lufte, ky dron i mbushur me 3 kilogramë lëndë shpërthyese mund të komandohet si dron e të përplaset për të krijuar dëme domethënëse, transmeton tch.

Droni mund të qëndrojë për shumë kohë në ajër, pa u diktuar, dhe të komandohet vetëm kur t’i jepet urdhri për sulm.

Droni është i lirë dhe nuk kushton më shumë se 100 dollarë. Ai mund të vijë përqark në ajër mbi një shënjestër të caktuar, për shumë kohë, e më pas të lëshohet mbi tanke duke i shkaktuar armikut miliona dollarë dëme.

Sipas ushtarakëve rusë, radarët e kanë të pamundur ta diktojnë kur qëndron në 100-200 metra lartësi.

Të gjitha fuqitë botërore i kanë kthyer sytë nga versionet e lira të armatimeve. Kina paraqiti një version të këtyre dronëve që fluturonin në tufë, të koordinuar, derisa urdhëroheshin për sulm.

Por këto dronë janë aq të lirë dhe aq të realizueshëm, sa në fakt janë përdorur edhe nga ISIS kundër rusëve dhe amerikanëve në Siri.

Terroristët e ISIS kishin prodhuar vetë, të punuar me dorë, dronë të mbushur me lëndë shpërthyese të cilat i komandonin kundër grupeve ushtarake. Por plani i tyre u prish me aktivizimin e sistemit Pantsir-S1, që ua diktonte lehtë dhe ua shkatërroi të gjitha në ajër.

Megjithatë, suksesi që patën herën e parë tregoi se sa fushë e re është, dhe se sa të cenueshme janë ushtritë nga teknologjia e re. Inxhinierët ushtarakë, të cilët prodhojnë armët ushtarake, nuk e kishin menduar se do t’u duhej të mbroheshin nga kuti kartoni fluturuese, të mbushura me dinamit e të kontrolluara me telekomandë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme