Kallëzim penal ndaj 70 vjeçarit nga Kumanova, dyshohet se ka abuzuar seksualisht një fëmijë 13-vjeçar

Policia e Kumanovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër një 70-vjeçari nga Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit se në një periudhë prej dy muajsh në disa raste ka kryer dhunë seksuale ndaj një fëmije 13-vjeçar.

Sipas MPB-së, 70-vjeçari I.S. dyshohet se ka kryer veprën penale “përdhunim i një fëmije nën moshën 16 vjeç”.

Më 10 tetor i dyshuari është arrestuar, por pas disa orëve është lënë i lirë. Këtë e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datën 10 tetor në orën 22:30 policia ka arrestuar të dyshuarin I.S (70 vjeç) nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës. Ai dyshohet se për disa herë ka abuzuar seksualisht me fëmijën. Është njoftuar Prokuroria Publike dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Prokuroria Publike ka vlerësuar se për një dyshim të tillë nuk ka nevojë për masa kujdesi. Organi i akuzës na tha se në pritje është ekspertiza mjekoligjore nga e cila duhet të konstatohet vepra e mundshme penale, ndërkohë që me viktimën janë bërë edhe konsultime psikologjike.

Në rast se vërtetohet se i dyshuari 70 vjeç ka abuzuar seksualisht më fëmijën, ndaj tij do të propozohen masat më rigoroze të kujdesit, si paraburgimi. Vepra në fjalë parashikon dënim me burg të paktën 10 vjet nëse kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme