“Kam qenë zhigolo, jam perëndi” Policia shoqëron mësuesin që ngacmonte nxënësen

Policia e Shtetit ka shoqëruar në polici mësuesin Agron Bego nën akuzën e ngacmimit seksual, një video e publikuar ditën e djeshme nga emisioni investigativ ‘Stop’.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier. Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.”-njoftoi policia.

Denoncimin kundër mësuesit e bëri një nxënëse e shkollës së mesme artistike ‘Jakov Xoxa’ në Fier. Në video përgjim dallohen momente kur mësuesi thotë se ka qenë zhigolo, apo se është perëndi por edhe ‘shuëm pis e maskara’.

Profesori e thërriste vajzën për “t’u interesuar” për mungesat e saj. Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj. Në fund ai pohon se ka dashnoren më të re se vajza në fjalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme