Kamberi takon Kurtin, e falënderon për përkrahjen

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kamberi këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku edhe ka publikuar një fotografi nga takimi.

Ai ka thënë se e falënderon kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbungëlsisë për përfaqësim të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta faleminderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.

Kamberi ka thënë po ashtu se koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme