Ish-kryetarja e PSP-së, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, nuk do të dërgohen nga burgu në Gjykatën Civile ku paditen nga biznesmeni Orce Kamçev, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Kështu vendosi gjykata, sepse nuk kishte nevojë për këtë. Por avokati i Janevës nuk u pajtua.
“Rezulton se e drejta e mbrojtjes është e drejtë më e ulët se e drejta e shpenzimeve që duhen paguar që të mundesh edhe ti, si kushdo prej nesh, si Katica Janeva, të marrësh pjesë në seancë gjyqësore si i dënuar”, u shpreh Lazar Janev, avokat i Katica Janevës.
Kamçevi i padit Boki 13, Janevën, PSP-në e shuar, prokurorinë e rregullt, si dhe shtetin dhe kërkon t’i kthehen 1.5 milionë euro që ia ka dhënë Boki 13 dhe Zoran Milevskit – Kiçeec, tashmë të dënuar në rastin “Reket”. Sipas avokatit të Janevës, i cili është edhe djali i saj, ajo nuk mund t’ia japë atij ato para, sepse është dënuar për keqpërdorim të pozitës për marrjen e shpërblimit prej 50 mijë eurosh në garniturë lëkure, por jo sepse i ka marrë paratë e Kamçevit.
“Vepra penale (në “Raket”) e cila e ngarkon Zoran Milevskin – Kiçeecin, Bojan Jovanovskin dhe Katica Janevën, nuk e lejon Jordanin (Kamçev) ta ketë statusin e të dëmtuarit, por vetëm dëshmitar dhe nuk ka asnjë identifikimin aktiv për fillimin e këtij kontesti”, deklaroi Llazar Janev, avokat i Katica Janevës.
Alsat e pyeti Kamçevin nëse pret t’i ktheheshin paratë, por përgjigje nuk morëm.
Pse ua dhatë?
Sipas aktgjykimit për rastin “Reket”, Kamçevi ua ka dhënë paratë Boki 13 dhe Kiçeecit për ta shpëtuar prej ndjekjes në hetimin e zhvilluar nga PSP-ja, “Perandoria” dhe për të siguruar rrethana lehtësuese.
“Padia e Kamçevit për 1.5 milionë euro është ende në fazën përgatitore. Seanca përgatitore në gjykatën e Shkupit do të vazhdojë më 11 mars dhe gjykata ende nuk ka vendosur nëse do të hapë procedurë civile për atë se a do t’i kthehen paratë Kamçevit ose jo”.
Boki 13 dhe Janeva u dënuan me 9 dhe 7 vjet burg. Kiçeeci u dënua me tre vjet pasi u deklarua fajtor për rastin “Raket”./Alsat.mk