Kamerat e sistemit “Safe City” kanë evidentuar mbi 27 mijë kundërvajtje

Gazetare: Ajnure Bafqari

Kamerat inteligjente të sistemit “Safe City” kanë evidentuar mbi 27 mijë kundërvajtje për pak më shumë se një muaj. Bëhet fjalë për shkelje vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë dhe në Korridoret 8 dhe 10.
“Në periudhën nga 2 shkurt deri më 10 mars 2026, nga sistemi “Safe City”, në zonat e qyteteve dhe në korridoret ku janë të vendosura kamerat, janë regjistruar gjithsej 27.338 kundërvajtje”, deklaroi Goce Andreevski, Zëdhënës i MPB-së.

Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e shkeljeve lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

“Kundërvajtjet kanë të bëjnë me drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara apo 26.077 raste. Kalimi në sinjal të mbyllur, dritë të kuqe, 253 kundërvajtje. Ndërsa për drejtim të automjetit me leje qarkullimi të skaduar 1.008 kundërvajtje”, shtoi Goce Andreevski, Zëdhënës i MPB-së.

Autoritetet theksojnë se sistemi “Safe City” synon rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e numrit të shkeljeve dhe aksidenteve në rrugë, përmes monitorimit me kamera në pikat kryesore të trafikut./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme